Dr. Ali Hysejni
Arti si ziqr (kujtim)
﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Arti si ziqr (kujtim)
Arti i kujtimit
Fjala ziqr (kujtim) në Kuran lidhet me fjalën zikra (kujtesë): “Kujtoni! Me të vërtetë kujtesa e ndihmon até që ka iman” (Kuran, 51:55).
Manaja e ziqrit të Zotit nuk asht me i ik të kaluemes, përkundrazi, asht nji mirënjohje solemne e veteve tona të maparshme.
Musai alejhi selam kërkoi me e pas si ndihmës vëllaun e tij Harunin në mënyrë që te dytë me “të lavdue Ty shumë e me të bo Ty ziqr shumë” (Kuran, 20:33-4). Zoti u përgjigj tue kujtue Musain për fmininë e tij, biles edhe për vrasjen e nji prej ushtarëve të faraonit. A në të njajtën kohë Zoti i thotë Musait: “Të kam brumosë me shikimin Tem”.
Morali i tregimit të hazreti Musait asht se nëse don me e kujtue Zotin, atëherë duhesh me u pajtue me kujtimet e tua të maparshme.
Shumë prej neve të cilët ose jemi konvertue në Islam ose kemi nis me e praktikue tash vonë besimin tonë, mundohemi me i ik të kaluemes prej së cilës ndijmë turp, tek mundohemi me e përqafue veten tonë të sapo rilindun. Historia e Musait na mëson ndryshe.
Ballafaqimi me veten nuk asht veç mënyrë e përuljes së nefsit me anë të fajeve [që i kemi ba], ashtu qysh shpesh thojnë, po asht e kundërta. Asht me i pa pikat e ulta si gjana sakrale, gjanat prej të cilave turpnohemi e mundohemi me i harru. Krejt udha për te Zoti ban fjalë për kujtimin, jo harrimin.
Kjo asht pikë kyqe në udhën që Ibn Arabiu e përshkruen si udhë e mësimit. Mësim jo si proces i marrjes së dijes së re, po në fakt si kujtim i që kemi harru.
Tue trashëgu vizionin e filozofisë greke se qenia njerëzore asht mikrokozmos, Ibn ‘Arabiu e përsëritë thanien e Imam Aliut alejhi selam kur thotë: “Në brendinë tande mbështillet makrokozmosi ose kozmosi i madh”.
Po çka asht arti nëse s’asht nji kujtim intim që kujtohet përmes bojës, ngjyrës a tingullit?
Tu i pa muzikantët, shkrimtarët dhe piktorët, unë shoh artistë që e kalojnë tanë jetën e tyne me fjalë, ngjyra e nota tue kërku veç nji shprehje të vetme. Na e lypim rimën e Zotit që e kemi ndi në parakohë [ezel].
E gjithë udha jonë në këtë botë asht udhë kujtimi i të gjitha kujtimeve tona; asht përmbledhje e tyne në një tregim i cili na çon te bregu i parakohës dhe para-materies.
Njerëzit, teksturat, aromat, apo tingujt që shpesh i ndeshim në jetët tona janë shenja dhe komunikime të shpirtit ndaj trupit tonë: mundohu me u kujtu ku ishe përpara krejt kësaj.
Artisti asht ai që i jep vëmendje detajeve, sikur Xhebra Ibrahim Xhebra njiherë tha: “Jeta qëndron në ndjesi, detaje dhe shije”. Prandej, tanë arti asht ziqr (kujtim).
Arti asht me e “lëkundë kryet në mërzi a hare tek e ndigjon nji kangë të vjetër, apo tek e nuhatë erën e jaseminit që vjen si puhi prej ndoj rruge të lashtë”. Për artistin, gjithçka çka ka ndihmon në shkrimin e tregimit; ndihmon me kujtue.
Masnej, arti si ziqr (kujtim) don me thanë se çdo punë arti asht ma shumë se veç nji poezi, pikturë a kangë. Arti e shënjon nji çast në kohë, qoftë ne jetën e artistit apo audiencës.
Kur e kujtojmë nji film a kangë të preferueme, na nuk e kujtojmë veç filmin a kangën po e kujtojmë edhe vendin dhe kohën kur e kena shijue atë vepër. Ndaj tradita islame e thekson randësinë e aromave të mira, shijes së kafes dhe rrobave të bukura.
Bukuria e shqisave len shenjë të thellë në kujtesën tonë dhe na ndihmon neve me e kujtu Zotin si nji aromë të mirë, shije të kafes a bojna të harmonizueme.
Arti i ziqrit (kujtimit) asht me e kujtue Zotin si art.
Dr. Ali Hysejni (12 gusht 2024)