Poezi
﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Për me e ndez nji zjerm
ernat e vjeshtës i tubuen
do gjethe t'vyshkuna.
Ryokan (1758–1831)
Botën e kam zgjedh për shpi,
tokën e ftohtë e kam nanë,
Qielli mu ka bo çati,
vllazën, motra gjith’ dynjanë.
Unë jam diell, unë jam hanë,
Unë jam yll, unë jam ylber,
Unë jam mjaltë, unë jam zeher,
Unë jam ditë, unë jam natë.
Zenel Bastari (shek. 18-19)
Syni s'e sheh synin matanë hundës,
zemra e sheh zemrën matanë bjeshkës.
Anton Pashku (1938-1995)
Here pas here edhe ti
duhesh me shiju mallin
për çerdhen tonde t'vjetër
thellë në mal.
Ryokan (1758–1831)
Mrapa perdes ashki pe lunë fyllin e vet,
Eh, me ndi at zo ni ashik kun’ a u gjet?
E n’secillin dakik e rreh telin n’dyzen,
N’secillën frymë ni kongë e re qysh po na vjen!
E qiti dynjeja t’msheften e dashnisë n’udhë,
E qysh mundet muzika guhen me e rrudhë?
Qe, secilla grimë për t’msheften tuj murmuru!
Ndije vet, se s’jom telall gjithçka me kallxu!
Përktheu: Pupëza
A t'bahem nji re a nji varkë?
A mos nji peshk, a nji algë?
As re, e as varkë,
as peshk e as algë!
Det banu evlat;
me re e me varka,
me peshqi e me alga!