﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Thonë qi dy miq kanë ndejtë bashkë për nji kohë të gjatë. Nji ditë prej ditëve, ata erdhën me i ba hyzmet nji shehu. Shehu u tha: “Qe sa vjetë jeni miq?”
Ata i thanë: “Asht ba nji kohë e gatë.”
Ai u tha: “A keni pas ndoj nxankë përgjatë kësaj kohe?”
Ata i thanë: “Jo, veç pajtime.”
Ai u tha: “Dijeni qi deri tash keni jetue në dyftyrësi. Asht deshtë me e pa ndoj veprim qi kish me pru telashe edhe mospëlqim në zemrat tueja — s’ka qysh iket prej kësaj.”
Ata thanë: “Po.”
Ai tha: “Friga ju ka ndalue me e përmend ata qi s’ju ka pëlqy.”
Ata thanë: “Po, qashtu asht.”
Makalati i Shamsi Tabrizit (273)
Për sjelljen e këtij teksti në shqip është shqyrtuar përkthimi në gjuhën angleze i William C. Chittick, Me & Rumi [shq. Unë dhe Rumi], fq. 211-212.
Përktheu: Trandofilishta (Prill, 2023)
Fotografia: Masao Yamamoto
tags: sultan mahmud and ayaz albanian, sulltan mahmud, ajaz, rrëfime në shqip, rrëfime islame, rrëfime shpirtërore, tregime sufiste, tregim, muhabet, tesavuf, islam, traditë islame, kalifati indian