Shamsi Tabrizi

Naz ve nijaz


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Nasihat1 dha Shamsudini Tabrizi:

O ashik mos u ban si i Dashtuni nazeli...


Mevlana RumiDivani Shamsi Tabrizi



Çelsi i manasë së këtij dyvargëshi asht koncepti i naz-it, për të cilin mendoj qi asht edhe fjalë e gjuhës urdu. Tradicionalisht, në kulturën persiane, sjellja e të dashtunit në marrëdhaniet e dashunisë njerëzore (personi qi bjen në dashuni me te)  karakterizohet me flirtim, ngacmim e zor me u dhanë. Krejt këto janë të përfshime në konceptin e naz-it.

 

Për dallim, sjellja e ashikut karakterizohet me nijaz, qi asht nji ndjenjë e të qenunit në nevojë, në vuetje prej dashunisë. Nevojë për me ia shpreh dashuninë të dashtunit të vet.


Pra Shamsi, shehu i Rumit, po e këshillon ashikun e Zotit tuj thanë se qashtu qysh e dashunojnë nji njeri, qashtu duhet me pas nijaz e duhet me ndje nevojën e mallin për Zotin, të Dashtunin e tyne. Ata duhet me e shpreh vazhdimisht atë nevojë për Zotin (përmes lutjes, ziqrit, etj.)


Ata nuk duhet me e mbajtë veten larg Zotit, e veç nganjiherë me ia dhanë Zotit trupin, mendjen e shpirtin e tyne. Kjo i bjen sikur me flirtue nganjiherë me Te. Zoti, i Dashtuni, duhet me qenë Ai që karakterizohet me naz (sepse nganjiherë i Dashtuni jonë, Zoti, na jep bashkimin me Te, e nganjihërë nuk na jep bashkimin më Te). Për dallim, na, ashikat e Zotit, duhet me u karakterizue me nijaz.

tags: Shemsi Tabrizi, Shemsi i Tabrizit, Rumi, Mevlana Rumi, Xhelaluddin Rumiu, Mekalati i Shemsi Tabrizit, sufizëm, sufi, islam, shpirtni, përshpirtshmëri islame, muhabet, sohbet, tarikat, dervish, kuran shqip, islam shqip, shqip, shqiptar , Hidri dhe Musai, tefsir