16 tetor, 2021

Nuk është dashuria mjet që duhet manifestojë si dukuri e jashtme. Jo, ajo është përbërëse esenciale, është vet fitra e njeriut pa të cilën njeriu s'mund të njihej dhe të përjetoj dashurinë si vlerë Universale. Dashuria ose ashk, është fillimi i çdo fillimi.

"Isha thesar i panjohur, "dëshirova" të Njihem dhe krijova njeriun"

Hadith Kudsij

Kështu fillon rrëfimi për dashurinë ashkun, ëshëk që do të thotë dritë ose nur, eshkë ose guri prej të cilit shkaktohet shkëndija, zjarri ose nar.
Nar është zjarr, Nur është dritë, e të dyjat bashkë janë Ekzistencë!
Në këtë kontekst, dashuria është imperativ kategorik ose urdhër i Zotit në projektimin e shpirtit (Ruh) si njëri nga elementet qenësore të krijimit të Qenjës ose Unit Hyjnor tek njeriu dhe ka karakter metahistorik dhe metagjeografik.
Ajeti në Librin e shkruar thotë:

"Jes eluneke anil ruhi, kul i r-ruhi min emri rabbi" 1

"Nëse të pyesin për ruhin, thuaj ai është urdhëri (emr') i Zotit,"

Urdhëri ose emri i Zotit është dashuria!

Prandaj, qenësorja e njeriut është dashuria, gëzimi dhe lumturia, të cilën gjë njeriu herdo kur do ta takojë, do ta përjetojë dhe shijojë (do ta përjetojë zevkin e dashurisë).

Në shkollën profetike të tevhidit (njëshmërisë), dashuria është vlerë e vetme dhe kjo vlerë në Kur'an përshkruhet si DIN HANIF dhe personifikohet me Profetin Ibrahim (a.s.) i cili konsiderohet si baba i tevhidit dhe i dinit hanif, që do të thotë dashuri Unike, e Njëanshme dhe pa kushte.

Me fjalë tjera koncepti i dashurisë Hyjnore nënkupton; ti i dashuron vetes atë që i dëshiron tjetrit.

Nëse megjithatë do të bëjmë analogjjnë e idesë së dashurisë brenda kohës dhe hapsirës atëherë duhet theksuar se e tërë kronologjia profetike ka ndjekur kriterin e dinit hanif, pra te babait të tevhidit, Ibrahimit (a.s.).

Në fund dëshiroj të theksoj se duke qenë se dashuria është bartëse e çdo manifestimi, e çdo gjallese, ajo megjithatë në mënyrën më të rafinuar reflekton prej njeriut tek njeriu, sikur të ishte ushqim i shpirtit.

Ku ta di, ndoshta dhe është...!


~ S.

[1] Kur'ân, el Isra: 85