5 dhjetor 2021
Me ramjen e njeriut të gjallë në këtë botë fillon jeta e tij brenda hapsirës dhe kohës. Ky fenomen imagjjnativ do të zgjatë gjithmonë përderisa mendja do të udheheqë me të. Periudha e udhëhequr nga mendja është kohë e humbur ose gjendje e râme në humnerë, dhe sipas thënies (fjalës) Kur'anore quhet "khusran", që në kuptimin bukfal do të thotë humnerë por në kuptimin përmbajtësor - hermenautik do të thotë gjendje hasreti, pikëllimi, pra gjendje e ndarjes së njeriut nga e vërteta ose nga imperativi i tij, respektivisht nga arsyeja e zbritjes në jetë.
Në këtë kontekst ideja mbi udhën dhe udhëtimin shpirtëror paraqitet si imperativ, jo për të arritur qëllimin e caktuar, sepse qëllimi dhe ideja (e vërteta) e njeriut është prezente në omnipotencën e njeriut, po për të arritur njohurinë përmes përvojave dhe refleksioneve që do të shpërfaqen gjatë udhëtimit me qëllim të transformimit të tij dhe tejkalimit nga niveli i mendjes në atë te zemrës. Andaj, udhëtimi shpirtëror është rruga më e vështirë dhe më e gjatë e njeriut që fillon nga mendja dhe përfundon në zemër.
Udhëtimi i njeriut në Kur'an përshkruhet në kaptinën Asr' - Periudha:
Të gjithë njerëzit janë të humbje, ndarje, në pikëllim, përveç atyre që u bindën, që vepruan të pastruar, (pa qenë vet pjesëmarrës), që rekomanduan të vërtetën dhe rekomanduan durimin.
Pra, ideja e udhëtimit për njeriun është imperativ kategorik përmes të cilës ai do të shkëputet nga mendja - dualiteti (shirku) që atë mbante të kondenzuar në botën e mohimit, për të filluar rrugën e projektimit të Zotit si krijues deri të "krijimi" i Zotit ose realizimit si Vetëdije e pastër, deri ne shndërrimin e tij në Zemër - Njeriun e përsosur, profet!