Fahrudin Iraki

Mas perdes ashki...


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Mrapa perdes ashki pe lunë fyllin e vet,
Eh, me ndi at zo ni ashik kun’ a u gjet?

E n’secillin dakik e rreh telin n’dyzen,
N’secillën frymë ni kongë e re qysh po na vjen!

E qiti dynjeja t’msheften e dashnisë n’udhë,
E qysh mundet muzika guhen me e rrudhë?

Qe, secilla grimë për t’msheften tuj murmuru!
Ndije vet, se s’jom telall gjithçka me kallxu!