﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Xhamia e Shejh Ibrahimit (shek. 15, Baku)
O’ Ti që n’tan dunjan
mërzitë e mia
ke shpalosë,
po kush jam un’
me e pas miskun Tand
mu n’shpirtin tem?
Mërzia thellë m’ka kap
Pa hidh syn’ kandej
se Ti m’je Ay
që m’i njeh krejt msheftsitë
e që me zemrën tem luen!
Mor ashiku jem,
n’jat shpresë me t’pa Ty
endem un’;
e n’luginën e ndamjes
kam ndërtue shpinë
tem.
Veç Ti m’je Ay
që ilaçin e dhembjes
ma din;
e un’ fundin kam mbrri,
aman, epm edhe njiherë
aromën e ashkut Tand.
Zemra e Attarit asht dalldisë
n’at flokun tand t’zi;
kthjelle, çliro e bane prap
nji, shpirtin e çkarravitun
e t’dërrmuem t’tij.
Përktheu: Trandofilishta (2018)
Sjell në shqip me anë të përkthimit të Jamal M. në Islamic Mystical Poetry: Sufi Verse from the early Mystics to Rumi. Penguin Classics 2009
Muzikë me u kujtu: Sharan Rani - Raga Bhairavi