Baba Bahri

Nga jetë-shkrimi i njerzve të mdhaj
Muhjiddin-Ibni Arabi


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Revista NJERIU, Shtatuer-Tetuer 1942 

 

Sheh Ebu Beqër Muhammed bini Muhammed-yt-taij El Andulusij, ka pas qenë nga të mdhajt e Shejhve, nga ma të shquet e dijetarve dhe mistikve. Leu në vjetin 560 H/1165 në qytetin Mersije t'Andulusisë. Atje mbasi muerrë mësime prej Ibni Byshqyvalit dhe prej dijetarve të tjerë të përmendun si ky, udhtoi drejt Orientit, mbrriti në Damask, Bagdad, Meqqe ku takoi me dijetarë e njerz të mdhaj, dhe shehër t'atij shekulli nga të cilët përfitoi mjaft. Mbassi u perfeksionue nër dituritë esoterike dhe eksoterike fitoi këthjelltësinë e mbërendshme, muer fam të madhe nga zotsija qi tregoi në shprehjen e mendimeve të nalta rreth problemave filozofike e shpirtnore. Mbas ca kohe ai shkoi në Kon-je, ku u nderue së tepërmi prej mbretit të Selxhukve. Atje u martu me gruen e vej të Sadryddini Konevisë 1 . Ma vonë u këthye në Damaskë, ku ndroi jetë më 638 H/1240 dhe u voros në xhebeli Kasijan.

 

Ai thirret dhe njihet me titullin Shejhyl-Eqber, qi do të thotë, Shejhu i Madh, për arsye se zotnonte nji mendje dhe intelekt të gjeniut; kishte nji memorje të jashtzakonshëm, nji natyrë elokuente të çuditshme dhe poetike. Ai ka pas marrë sa e sa dhurata të çmueshme nga mbretnit dhe pasanikët e asaj kohe, por qi të gjitha i u shpërndante nevojtarve.

 

Veprat e Shejhi Eqberit janë të shumta, dhe se shumica e tyne jan të shkrueme mbi mistiçizëm. Për t'i kuptue mendimet e tija të nalta duhet të dihen principet e rregullat e mistiçizmit, prandaj disa njerëz të cekët, qi kuptojnë vetëm çka duket në shesh, kan kujtue se mos ndodhen mendime mohimtare nër to dhe kështu kanë pas guxue t'qujn Shejhi-Eqberin Shejhi-Eqfer (jashta rrugës së vërtetë). Por ke mendje gjonët ai asht krejt i pastër nga nji njollë e tillë, dhe nuk ka aspak dyshim se veprat e tija çmohen si origjinalitet i së vërtetës përpara dijetarve të përsosun.

 

Veprat e tija kryesore janë:


1. El-Futuhatul-Meqqije (20 voluma)

2. Et-Tebdiratyl-Ilahijje

3. El-Tenezzylatyl-Musulijje

4. Fususul-Hiqem

5. El-Isra ila mekamil-esra

6. Sherhi Hal'yn-Na'lejn

7. El-Exhvibetul-musqitetu an sualatil-Haqimit-termidhij

8. Taxhyl-Resail

9. Minhaxhyl-Vesail

10. Qitabyl-Adhame

11. Qitabyl-Bejan

12. Qitabyl-Texhel-lijjat

13. Mefatihul-Gajb

14. Qitabyl-Hakk

15. Meratibi Ulumil-Vehb

16. El-l'lam bi Isharati Ehlil-Ilham

17. El-Ibadetu vel Halve

18. El-Medhal ila Ma'rifetil-Esma

19. Qynhu ma labudde minhu

20. En-Nukaba

21. Hiljetyl-Abdal

22. Esh-shurutu fima jelzem Ehlet-Tarikatil-lahi teala minesh-shuru

23. Esraryl-Halveh

24. Akidetu Ehlis-Sunneh

25. Elmukni'i Izahi Sehlil-Mumteni

26. Isharatul-kaulejn

27. Qitabyl-Huvijje vel Ehadijjeh

28. El-Ittihadyl-Ashkij

29. El-Xhelaleh

30. El-Ezel

31. El-Kasem

32. Ankai Magrib

33. Hatemyl-Evlija

34. Shemsyl-Magrib

35. Esh-shevahid

36. Munasahatyn-nefs

37. El-jekin

38. Taxhyt-Teraxhim

39. Elkutbu

40. Risaletyl-Intisar

41. El-Huxhub

42. El Enfasyl-Ulvijje fil-Myqatebe

43. Terxhymanyl-Eshvak

44. Edh-dhehair

45. El-Iglak fi sherhi Terxhumanil-Eshvak

46. Mevakiun-Nuxhum

47. Metali-i Ehil-letil-Ensar

48. El-Mevaizul-Hasene

49. El-Mubesh-shirat

50. Hutbei Tertibul-Alem

51. El-Xhelalu vel-Xhemal

52. Mishqatyl-Envar fima ruvije anil-lahi az-ze ve xhel-le minel-Ahbar

53. Sheri Elfazil-leti Istalahat alejha Es-sufij-je

54. Muhaderatyl-Ebrar ve Musameretyl-Ahjar etj...

 

Prej vjershave të kandshme të tija përmendim vetëm këte:


Lejte Shi'ri hel dereu

Ve fuadi leu dera

E, terahum selimu

Hare erbabul-heva

Ej-je kalbin melequ.

Ej-je sha'bin selequ.

Em, terahum helequ.

Fil-heva vertebequ.

 

D. M. Th.

 

Sikur t'a disha, a e kuptojn?

Se ç'farë zemrë po zotnojnë?

Dhe zemra ime sikur me dit?

Në ç'far'lugine po kalojnë?

Mbeson vall'se ata shpëtunë?

Apo në shkretëtinë shkunë?

Zot të epshit u shkrumunë?

dhe në epshet u ngatrrunë?


______

[1]. Sipas Cecilia Twinch, Ibn 'Arabiu qe martuar me të vejen e babait të Sadreddin Koneviut dhe jo me të vejën e Sadreddin Koneviut.
(Ibn 'Arabi's creative imagination: crossing borders to discover the meaning of being human, 28 tetor 2021)