﷽
﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ai,
qi vjetve t'kaluem
erdh me fustanellë t'kuqe
n'kit vjet ka ardh
me ni t'veshun bojë kafe.
Ai turku,
qi pati ndi për ta në ni vakt
sivjet u shpërfaq si nji Arab.
Miku asht njo,
pos tesha o ndryshe,
Ai e ndrroi teshën
e u rikthye.
Vena asht njo,
pos shisha o ndryshe,
o me sa hijeshi
na deh kjo venë neve!
Shqipëruar nga përkthimi i Annemarie Schimmel në "The Triumphal Sun" [shq. Dielli ngadhënjyes].
Përktheu: Trandofilishta (Korrik, 2022)