Mevlana Rumi mbi qerametet

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Mevlana e kallxoi nji histori për qerametet e evlijave. Ai tha: "Nuk asht qeramet e as kushedi se çka mrena nji çasti me shkue prej ktuhit e në Qabe. Edhe pse ka kso ndodhinash qi kallxohen për evlijatë. Nji kso qerameti e bon edhe stuhia e shkretinës, për nji çast shkon kah të don. Tamam qeramet asht kur Zoti të shpjen prej nji gjendjeje të ultë në nji gjendje të naltë, prej veprave të qortueshme te ato të lavdueshme, prej padijes në dije, prej jo të gjallës në të gjallë..."

*qeramet - mrekulli qi kanë pas ba profetët e evlijatë.

• Fihi ma Fihi, sohbeti 27.

Përktheu: Trandofilishta (Tetor, 2022)

• Përkthimi ka marrë për bazë variantin në shqip "Kuvendimet" përkthyer prej Ervin Lanit edhe variantin në anglisht "Discourses of Rumi" prej A. J. Arberry.