Rabindranath Tagore

Gitanxhali, kanga 91

Gitanxhali, kanga 91


o arritja e mbramë e jetës, po, bash ti

dekë, deka jem, hajde e më pëshpërit


sytë çelë, ditë mas dite, i kam mbajt për ty;

gzimet, dhimtën, te tana i kam duru për ty.


krejt çka jam, e kam, e shpresoj, e tanë dashnia jem

drejt teje prore kanë rrjedh, n’fshehtësinë ma t’thell’


m’kqyr nji herë t’mbramë me ata sy

dhe ymri jem, i yti ka me kan’ përgjithnji


tash lulet janë ujdis

kunora gati â dhandrrin me stolis


mbas dasmës nusja prej shpis’ ka me u largue

të zonë vetun, në vetminë e natës, me takue