Vjelja e Frutave, kanga 73
Pranvera, me gjethet, me lulet e saj, në trup më ka hy...tan’ mëngjesin e lum’ bletët gumëzhijnë aty.
Dhe ernat me hijet luajnë plot ngé, nga thalbi i zemrës nji burim i ambël më rrjedh.
Sytë me gëzim m’janë vesh... si sabahu lâ në vesë, jeta, si telat kumbues të lahutës, m’dridhet nëpër degë.
O i Dashtuni i ditëve t’mia t’pafundme, mos je tuj m’u end i vetun në bregun e jetës, aty ku
batica ka vërshue?
Andrrat - flutura nate me krahë shumëngjyrësh, mos janë rreth teje tuj m’fluturue? N’kthinat e errëta t’qenies mos janë kangët tua tuj m’jehue?
Po kush pos teje mundet me ndi zhurmën e orëve t’ngjeshuna që po m’kumbon n’damarë,
hapat e gëzuet që n’gjoksin tem valles ia kanë marrë, zanin e papram’ të jetës që n’trup temin krihët po i rrah?
Përktheu: Besa Morina