Rabindranath Tagore

Gitanxhali, kanga 30

Gitanxhali, kanga 30


për te vendtakimi ynë, imzot, udhë mora krejt i vetun

po kush â ky që nuk po m’dahet n’terrin e heshtun?


skejohna, m’i bishtnue pranisë s’tij

po jo, nuk munem sysh dot me i ik!


me fodullëkun e tij kah shkel pluhun ai çon,

zanin e vet t’naltë çdo fjale teme ia shton!


ky â uni jem i vockël, imzot, ai marre nuk di;

po mu m’vjen turp me t’ardh te dera n’shoqninë e tij!