Sheh Galibi

Tardijje

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Mirëse erdhe, o lajmëtar i të dashurës,

Falmë një sihariq prej të dashurës!

Iu bëfsha fli festës së të dashurës!

Ç'm'u bënë shpresat ndaj të dashurës?

Të fala nga e dashura për ne a s'ka?


O Hizri* i dashnorëve të pashpresë, thuaj;

Nxirre në dritë këtë të fshehtë e thuaj;

Bëmu dragoman mua e më thuaj;

Mos e fshih, fjalë për fjalë e thuaj:

Ky defter dëshpërimesh fund a s'ka?


O Zot, ç'pritje që është kjo?

Ç'erë që s'di të heshtë është kjo?

Ç'dhimbje, ç'vuajtje zemre është kjo?

N'e dëgjofsha, lozonjarja, kjo,

Qëllim bashkimi me mua a s'ka?


Hipa si Mansuri në majë të lakut;

Thirrja ime si thirrja e frymës s'bririt;

Vojtja ma thau grykën si fyell i kallamit;

Ushtri e fatkeqësive më erdhi hakut!

Fjalë nga ajo mbretëreshë për mua a s'ka?


Shije morën nga fati këta lypsarë,

Miqësitë mbetën për të tjera herë;

Ato fjalë e premtime a s'kanë më vlerë?

A s'shkojnë gjithë ato lutje që kam bërë?

Për hallin e zemrës qetësi a s'ka?


Nga dhimbjet zemra pa gojë më mbeti,

E dobët si Galibi, pa fuqi më mbeti;

Letra që i shkrova, pa përgjigje mbeti;

Por ende një shpres' e fundit mbeti:

A s'njihet maturia atje, një "po" a s'ka?