Edi Musa Juniku

Pas mesnate...

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Pas mesnate pëshpëris 

Për dertin tim duke rënkuar 

Të lutem Ty të ma mëshirosh 

Këtë shpirt të përvëluar


Pas mesnate pëshpëris 

Dashurinë që kam për Ty 

Në këtë det të ashiknisë 

Keuther të pijë me Ty


Pas mesnate pëshpëris 

Fani je pjesë e kësaj bote 

Të lutem Ty të mos humbas 

Mos më ndaj nga rruga jote


Pas mesnate pëshpëris 

Sehervakti kur të mbërrijë 

Duke t’u lutur Ty, ja Hakk 

Rruga jonë rrugë ashku qoftë Daimi