Dashunia
Ça zêmren t'êmë kshtu sot pesh ka çumun?
Pse sot qetsië nuk kan kto mênt e mia?
Ç'mos kurr pse mâ e re po m'gjan djelmnia?
E zêmra her âsht n' gzim e her hutumun?
P' e di mjaft mir, se jam dhe tuj provumun:
Në zêmer t' ême ndry âsht dashunia,
E n'mênde t'ême sillet fantazia,
Tuj m'lân n'dyshim e ka nji her të gzumun.
Un kaq të flakt s' e pata kurr kujtumun!
E dishe t' vogël krejt sikur shkëndia,
Q'flakron nji ças, për s'shpejtit prap m'u shumun.
Por tash p' e ndî, se po m'a njef fuqia,
Qi n' trupin t' êm gjithnji vjen tuj u ndrumun;
P' e di se ç'âsht ajo; âsht «bukuria».