Jusuf Myzyri

Nji lulishte me trandafila


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Nji lulishte me trandalifa,
Asht parajsa e vërtetë.
Ky asht vend që këndojn' bylbyla,
Ah, u dogj ashiku shkretë !

Vet më the more xhanan,
Qi n'lulishte ymrin ta çojmë.
Mos më len në kët zindan,
Të gjithë jetën nuk do rrojm' ...

Meraku asht nji shkëndi,
Porsi dielli në qershor.
Kët sevda kush t'a di,
Shpirtin t'em ia jap në dor' ...

T'gjitha lulet janë lavdërue,
Trandafili asht me famë.
Ashiku ç'u përvëlue,
U dogj flakë porsi pervanë ...

N'Elbasan asht nji gur-dyrri,
Të zezt ashike që nuk e panë.
Flak e dogj Jusuf Myzyri,
Si Mexhnuni për Lejlanë.