Martin Camaj

Fill i gjetun

Natën që shkoi u fikën dritat e mbeti

qyteti në terr deri n’agim.


Amvisat kërkuen llampat vojguri

e s’i gjetën në terr.


Në nadje ra dielli e zbeu

faqet e rrokaqiellëve.


Në nadje vrejta rrethin e andrrave

në truell

e gjeta fillin e tretun

në pikën e ndaljes së dritës.

Vargje nga “Njeriu me vete e me të tjerë”

Fotografia: Scott N.