Nezim Frakulla
Gazel
Dola pashë trëndafilë,
Më tha: ç'këndon ti o talib,
Thashë: zura avamilë,
Tha: ta dish të kam musahib.
Thashë: ti je një trëndafil,
Unë një biçre bylbyl,
Tha: dëgjo, ej rendi kamil,
Vall-llahi, t'u bëshë ragib.
Thashë: hiç gonxheja gjylit
I bëhet ashik bylbylit,
Tha: tabii shoqi dyldylit
Edhe kafijeti i erth galib.
Thashë: o gjyl, ti je një mbret,
Baju mos na ep kaq ruhsat,
Tha: subhanall-llah, si më flet,
Me ty qenka garaib.
Thashë: epu si të të them,
Ej gonxhë bagi irem,
Tha: as thuaj bëmë qerem,
Ej bylbyl, Nezimi talib.
Shënime:
Talib: nxënës. (Mis.) ai që kërkon rrugën e njohjes së Zotit / avamil-i: shkak,motiv / musahib: pjesëmarrës, shok tarikati / biçre: i ngratë / kamil: i përsosur, i plotë (Mis.) njeriu i cili e ka kaluar programin e ngritjes (arsimimin) në rrugën e vet. Njeriu i përsosur është pasqyrë e cilësive të Allahut. / ragib: i dashur / gjyl: trëndafil (Mis.) Rezultati dhe frytet e njohurisë të shfaqura në shpirt (zemër). / ashik: dashnor (Mis.) Ai që e dashuron dhe e madhëron Zotin shumë. / tabii: natyrisht / dyldyl: kali i imam Aliut, të cilin ia kishte dhuruar profeti Muhamed paqja qoftë mbi të. / kafijet: rima. / galib: ngadhënjyes / ruhsat: leje. / garaib: çudi / bagi irem: xhennet / qerem: mëshirë, shpirtmadhësi, nder.