Sheh Ahmed Shkodra
Mevludi Nebijj
﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Bismilah duë me diftuë
Resulin t'onë me livduë
Mbi gjithkend qi asht madhnuë
Muhammed Resulullah
Para gjithkujt asht jeretisë
Prej Nurit t'Perendisë
Me ardh i mram ka ujdisë
Muhammed Resulullah
Myhyr Zoti e ka ba
Për Pejgamber në dynja
Pejgamber mbas Tij nuk ka mâ
Muhammed Resulullah
Nebijji atij Rrahmanë
E ka ngjallë babë e nanë
I kanë prue atij imanë
Muhammed Resulullah
Qi asht xhamiyl hayrat
Gur e dru ja ban ispat
Kan folë me te hajvanat
Muhammed Resulullah
Misk i ka ardh era e Tij
Gjith Sahabet ja kan ndî
Paq ka kenë gjith ç'ka prej Tij
Muhammed Resulullah
Hana dysh atij i asht dâ
Isharet kur i ka bâ
Të gjith hallku e kan pâ
Muhammed Resulullah
Ujë prej gishtash ju ka qitë
Kur kan mbet pa ujë ndoj ditë
Gjithkush at'here asht habitë
Muhammed Resulullah
Nji rê hije i ka bâ
Mbi krye atij n'dynja
Gjithkush me sy e ka pâ
Muhammed Resulullah
Gur e pemë Selam i dhanë
Hem Sexhde Atij i banë
Qi je Pejgamber i thanë
Muhammed Resulullah
Natën kur ecte n'dynja
Me Nur dritë aj e ka bâ
Hem me erë t'mir ai gjyljag
Muhammed Resulullah
Prej Zotit ka kenë nimet
Për me pshtue kët ymmet
Pa mundim me hy n'xhennet
Muhammed Resulullah
Sheh Ahmed jam Rrifai
Fisit tij jam bâ tabii
Për me kenë i dashtuni Tij
Muhammed Resulullah
Fjalë: jeretisë - kriju; myhyr - vulë; xhemiyl - e bukur; hayrat - veprat e mira, hajr-atet; ispat - provë; hajvanat - kafshë; isharet - shenjë; hallku - njerëzia; gjyljag - trandofil (?); tabii - me siguri.