Sulejman Naibi

Perria e Nevbeharit

Djersa tënde ūj trandafili
Mbi ato faqe aqë të kuqe
Mos ka çelur karafili
Në ato buzët si burbuqe.

Ka ardhur nġaha të larta vënde
Posi peri në kët baġçe
Prej hijes së bukurisë tënde
Kanë mbirë lulet përmbi dhé.

Syt e tu kur rrin mahmurë
Një mijë fjalë pëshpëritin
S’i kupton njeriu kurrë
Pos˜e dogji për ty shpirtin.

Xhemalin tëntë ḳur e pashë
Ne mes të cullufeve posi ari
Pa pritur ne sexhde rashë
Siḳur siḳur u linda nġaha varri.

Linda edhe një herë nġaha nëna
Nġaha nëna e dashurisë
Andej nġaha lind djell e hëna
Në mes prehrit errësisë.

Prej veriut të ṣabaḥut
Më prure ḳënġën plot avaze
O dhuratë e Allahut
Prit nġaha un ʿashk e nijaze.

Një reze më ep nġaha djelli tëndë
Një vështrim me dashuri
U habita nuk kam mendë
Seç u treta si qiri.

Shḳoj dimri erdh behari
Xhelali këtheu në xhemalë
Naib çpo flet si i marri
Aliu në shesh ka dalë.