Psalmi 51
Psalmi 51
Përdëlle-më, o Perëndi, mbas përdëllimit tand, mbas të shumëtit të dhimptunavet tua, shuei pa-udhënit’ e mia.
Lai-më tepërë prei pa-udhënisë s’eme, edhe qiro-më prei fajit t’em.
Se unë ngjof pa-udhënit’ e mia, edhe faji em ashtë përpara meje kurdo.
Mbë tyi, vetëmë mbë tyi fëjeva, edhe bana të keqenë përpara teje, qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu.
Qe tek u zushë ndë pa-udhëni, edhe ama eme më puell ndë faje.
Qe te deshe të vërtetënë ndë zemërë, edhe ke me më diftuem dituni ndë të thellat e zemrësë.
Stërpik-më me hyssop, edhe kam me u qiruem, lai-më, edhe kam me u bamë ma i bardhë se bora.
Ban-më me ndëgjuem gëzim e gazmend, qi të gëzohen’ eshtënat’ e thyeme.
Këthe mbënjanë faqenë tande prei fajevet mi, edhe shuei gjithë pa-udhënit’ e mia.
Krijo zemërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përmbrenda meje frymë të dreitë.
Mos më hith tej prei faqesë s’ate, edhe mos merr prei meje frymënë tande të shenjtënuemenë.
Ep-ma prapë gëzimin’ e shpëtimit t’yt, edhe forco-më me frymë zotënishte.
Kam me mësuem ata qi dalinë jashtë udhësë s’ate, edhe fajtorëtë kanë me u këthyem te ti.
Shpëto-më prei gjaknash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’em, edhe gjuha eme ka me u gëzuem tue kënduem për dreitëninë tande.
Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja eme ka me dëftyem lavdiminë tand.
Se, të dashëkeshe kurban, do të kishiem prumë, por kurbane gjithë-dieguna nukë të pëlqejënë.
Kurban’ i Perëndisë ashtë frym’ e thyeme, zemërën’ e thyeme edhe të përvume s’ke me e hedhunë tej, o Perëndi.
Ban-i mirë Sionësë me pëlqiminë tand, edhe ndërto muret’ e Ierusallemësë.
Atëherë ke me pëlqyem kurban dreitënie, dhunëtia, edhe kurbane gjithë-dieguna; atëherë kanë me prymë viça mbi therorenë tande.
Përktheu: Konstantin Kristoforidhi (1872)
Paraqitur me alfabetin e sotëm nga prof. dr. Xhevat Lloshi
Këndim i psalmit 51 në gjuhën aramaike