Llewellyn Vaughan-Lee
Shejh Llewellyn Vaughan-Lee
Llewellyn Vaughan-Lee, PhD, është një mjeshtër sufist i tarikatit Nakshibendijje-Muxhaddidije.
Ka lindur në Londër më 1953. Vaughan-Lee ka ndjekur tarikatin Nakshibendije që nga mosha 19 vjeçare. Më 1991 u bë pasuesi (halifeja) i zonjës Irina Tweedie, e cila solli këtë degë të veçantë indiane të sufizmit në Perëndim. Gjithashtu ajo është autore e librit Daughter of Fire: A Diary of a Spiritual Training with a Sufi Master, që në shqip do të përkthehej si “E bija e Zjarrit: Ditar i stërvitjes shpirtërore me një mjeshtër sufist”. Mbas kësaj Vaughan-Lee u zhvendos në Kaliforninë e Veriut ku edhe themeloi “The Golden Sufi Center” (shq: “Qendra e florinjtë sufiste”).
Ai është autor i një sërë librash që paraqesin një eksplorim te detajuar rreth etapave të transformimit shpirtëror dhe psikologjik përgjatë rrugës sufiste, ku një vëmendje e veçantë i kushtohet përdorimit të ëndrrave si mjet i brendshëm udhëzimi. Që prej vitit 2000 fokusi i shkrimeve dhe mësimdhënies së tij ka qenë përgjegjësia shpirtërore në kohën tonë, zgjimi i vetëdijes globale rreth Njëshmërisë, si dhe ekologjia shpirtërore (www.workingwithoneness.org). Ai ka dhënë kontributin e tij në një numër të konsiderueshëm librash dhe së fundmi ka botuar librin, For love of the Real (shq. Për dashurinë e Realit), i cili cilësohet si një plotësim i shkrimeve dhe mësimeve që ai kultivoi për më shumë se njëzet-e-pesë vjet. Po ashtu kjo ndërlidhet goxha me punën e tij The Bond of the Beloved, (shq: Lidhja e të Dashurit), punim të cilin e filloi më 1993.
Për më shumë të dhëna rreth “The Golden Sufi Center” apo fjalimeve dhe artikujve të shejh Llewelly Vaughan-Lee në anglisht mund të vizitoni këto rrjete:
Fotografia në sfond: Scott N.