Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

96.

 

Këtu asht ndarja [mes meje e teje]* [Kur'an, 18:78]. I thashë disa fjalë po jo hakikatin. Edhe nëse deshta, s'mujsha me shku. Kërkush s'duhet me u mashtru prej ktyne fjalëve. Askush s'asht i sigurtë prej mashtrimit të Zotit pos njerëzit qi janë t'humbun. [Kur'an, 7:99].

 

Ju ankova liderit për kujtesë të dobtë,

e ai m'shenjoi qi m'duhet me i lanë gjynahet,

 

qi i bjen me e lanë ekzistencën**.

 

Sigurisht qi ilmi asht nji begati prej Zotit,

e bereqeti i Zotit nuk i jipet gjynahçarit.

 

Pra, i bjen sikur ai asht tuj thanë, kujtesa gjindet tek humbja e kujtesës.

 

Dhe kërkoje begatinë e Zotit [Kur'an, 62:10]. Begatia [fadl] i bjen ngritje, qi i bjen, ngritje në çdo gja. Mos u kënaq me t'kenunit fakih. Thuej: "Due ngritje" - ngritje në të kenunit sufi, ngritje në të kenunit arif, ngritje në çkado qi të vjen. Ngritje në xhennet.

 

Ata thonë: "Çkado qi gjindet në alem ngërthehet në evladin e Ademit." Cilat janë ato shtatë sfera qi janë në evladin e Ademit? Cilat? Yjet, dielli, hana? (220-21)


________


* Këtu asht ndarja. Kto janë fjalët e Hidrit ndaj Musasë kur Musaja kundërshtoi në sjelljen e tij për të tretën herë.

** Me e lanë ekzistencën. Kjo na kujton nji varg të mirënjohun të Xhunejdit: "Ekzistenca jote asht qaso gjynahi qi asnji gjynah tjetër nuk krahasohet me ta."


tags: Shemsi Tabrizi, Shemsi i Tabrizit, Rumi, Mevlana Rumi, Xhelaluddin Rumiu, Mekalati i Shemsi Tabrizit, sufizëm, sufi, islam, shpirtni, përshpirtshmëri islame, muhabet, sohbet, tarikat, dervish, kuran shqip, islam shqip, shqip, shqiptar , Hidri dhe Musai, tefsir