Mevlana Shamsi Tabrizi

Sulltan Mahmudi, Ajazi dhe perla

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Veziri tha: "Qysh mundena me e thye ket perlë?"


Sulltani tha: "Të vërtetën po e thue, a thyhet kjo perlë?!" E kapë e ia puth sytë. Me ket lëvizje e ket provokim ai e lypke nji njeri inteligjent.


Sulltan Mahmudi ia dha perlën kujdestarit të sarajit, edhe kujdestari i sarajit e imitoi vezirin, sidomos mbasi e pa puthjen e i ndigjoi lavdatat për vezirin. Ai i tha kujdestarit të sarajit: "A asht kjo perlë e mirë?"


Ai ia kthej: "Nuk asht veç e mirë!" Prapë, sjellje pa edep. "A asht e mirë?" "Asht edhe njiqind herë ma e mirë." Ai e teproi me lavdata për sulltanin. Edhe nji sjellje pa edep.

"Tash theje."

"Qysh mundena me e thye? Veziri thotë qi i tanë sulltanati s'e ka nji të katërtën e vleftës së kësaj perle."

"Pra, asht e përshtatshme për thesarin apo?"

"Po pasha Zotin, asht e përshtatshme për thesarin."

Ai i tha: "Mire ke ba." Ia dha nji teshë, edhe nji tjetër teshë, edhe ia rriti rrogën. Edhe ky kje nji provokim me pa se a kish me u paraqitë kush.


Perla shkoi prej dore m'dorë deri sa e mbrriti Ajazin. Në brendi sulltani thonte: "Ajazi jem!" U dridhke për ta - "Mos u baftë qi me e thanë ashtu." Masnej thonte: "Hajt se edhe nëse thotë, ai asht i dashtun. Le te thotë çka të don."

 

Perla e mbrrijti atë pjesë ku ish pas vnue nji dërrasë qi kurrënjeni mos me kenë afër Ajazit. Sulltani ia zgjati dorën me ia marrë perlën, qi mos me iu dhanë mundësia Ajazit me veprue si tjertë.


Ajazi e kqyr sulltanin e i thotë: "Po pse je tue u dridhë për mu? A asht Ajazi dikush qi ti me u dridhë për ta?" Në brendi ai ish i pjekun, zemra e tij ish e përkryeme, hakikati i tij ish trajnuem me edep.

 

Sulltani s'i thotë Ajazit: "O sulltan, merre perlën!" - jo. Po i thotë: "O hyzmetçar, merre" a nën fjalën "hyzmetçar" ishin ma shumë se nji mijë "sulltana". Ai kje njimijë herë ma i lumtun qi kjo me kenë e fshehun. Nëse i kish thanë "sulltan", kish ra në telashe: "Shko, se m'qite n'ankand!"


Ai e muerr perlën.

Ai i tha: "A asht e mirë?"

Ai ia kthen: "Asht e mirë." Nuk tha asgja ma shumë.

Ai i tha: "A asht e shkëlqyeshme?"

"E shkëlqyeshme, pasha Zotin." Nuk tha asgja ma shumë.

Ai i tha: "Theje!"

Ai e kish pas pa ma heret nji andërr, e i kish pas marrë e i kish pas mshef dy gurë nën mangë. Ai i mshoi perlës me to edhe e bani copa-copa. Krejt nisen me britmë e me pshertitë.

Ai iu thotë: "Po për çka asht kjo pshertimë? Çka asht kjo britmë?"

Dikush i tha: "Po ju e thyet ate perlë aq të vlefshme."

Ai i tha: "A asht urdhni i sulltanit ma i vlefshëm apo perla?"

Krejt e ulën kryet e kqyrshin për toke. Ket herë njiqind mijë pshertima i qiten përjashta zemrave t'tyne: "Aman çka kena ba!"

Sulltani i urdhnoi komandantat e ekzekutimit: "Merri te tanë, prej kësaj ane deri në atë anë! M'i hjek prej syve kta budallenjë!"

 

Ajazi tha: "O sulltan i rahmetshëm! Falja asht ma e mirë."


Imazhi yt nji ditë më erdh në andërr

e m'la me pi ujin e bashkimit me ty.

I dashtuni jem ndejti tanë natën

e u largue kur fytyra e sabahit pat mbrri.

 

Tanësia jem ju asht dhanë tanësisë tande,

tanësia jem asht e preokupume me tanësinë tande.


(87-89)

tags: sultan mahmud and ayaz albanian, sulltan mahmud, ajaz, rrëfime në shqip, rrëfime islame, rrëfime shpirtërore, tregime sufiste, tregim, muhabet, tesavuf, islam, traditë islame, kalifati indian