Zemra

(21 dhjetor, 2021)


Çdo krijesë ka ni mêne e ni zemër n'krahnor

Për zemrën e di' po për mênën hiç s'e di' se ku o'

Kujton se i ka n'krye po s'e di' tamôn

Qato ment' e kres nisin e ndajn'

Ndajnë n't'rritun e n'fmij, i ndajnë n'gjini,

n'burra e n'granin

N'rraca, n't'bardh' e t'zi

N'klasa t'ndryshme e shoqni

N'fshatari esnaf e arsitokraci

N'skamnor e pasuni

I ndajnë e i pjestojnë, gjô pa bo' s'lonj''

N'fund i ndajnë n'pik e pres'

Për mirë e keq, krejt i fusin me ni thes

Masi t'ngopene n'ndasi e marrzi

Kthehën flasin për zemër e për dashni

Mir boll, po k'to qi't'doken se jan' t'ndam,

Osht' gabim k'shtu me thon', jon njo t'pandam,

e njona pa tjetrën s'bojn'

E k'tu mo menja jet virôn,

Tash nis e kupton mânan'

Sikur vremqi me dy krah, sikur shqipja n'dy krena

Njona luft' për mirsi, tjetra pêr rend e ur'tsi,

T''dyjat bashk si njo, zemër e dashni

K'shtu mer- fund çdo ndasi

Për t'madh e fmij, për djale qik', gru e burr, t'bardh' e t'zi

Se zemra, dashnije snjeh ndasi

Ajo ska mosh', rrac' as gjini

Tôna shkrihën n'zemer, te njeri

Tôna si njo, rrezatojn' dashni!

Si nonê si bab, motër - v'lla,

Gru e burr e evlad shum'

qik' e djal,

po ni stroful, ni dashni

Ni zemêr!