Baraka Blue


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Baraka Blue është poet, muzikant, autor dhe mësues nga Seattle, Washington. Përveç publikimit të disa albumeve, shkruarjes së disa librave poetikë dhe performimit në vende ndërkombëtare, Baraka Blue është edhe edukues i shumanshëm me Master të kryer në Studime Islame, nga Unioni Teologjik në Berkeley.

 

Ai i kaloi disa vite duke mësuar me mjeshtërat shpirtëror tradicional të Afrikës, Turqisë, Azisë dhe botës Arabe. Ai ka performuar dhe ka dhënë mësim rreth e rrotull botës, duke përfshirë këtu edhe Harvard-in, Princeton-in dhe Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane.

 

Më 2018, Baraka Blue themeloi "Rumi Center for Spirituality and the Arts" (shq. Qendra e Rumit për Përshpirtshmëri dhe Arte), e cila jep kurse online për kërkuesit nga e gjithë bota. Baraka Blue gjithashtu ka bërë disa workshope mbi shkrimin kreativ për shkolla, universitete, qendra religjioze dhe kulturore dhe për organizata të ndryshme në botë.

 

Ai është drejtues i programit "Path & Present" (shq. Udha dhe e Tanishmja), e cila organizon muhabete rreth përshpirtshmërisë në botën moderne. Ai jeton në Seattle ku dhe është drejtues i Wasat-it, një organizate e cila formon komunitet përmes përshpirtshmërisë, arteve, kulturës dhe hyzmetit.