﷽
﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Kur ftyra e diellit
largohet prej faqes s’dheut
prej mërzisë nata
veshet me fustan t’zi.
Kur dielli e çon kryet
me pikë t’mëngjezit,
nis bahet qielli
krejt bardhësi.
O ti,
ftyra e të cilit asht dielli i shpirtit,
mos u largo prej pranisë.
Burimi: Divani i Shamsi Tabrizit (vargje prej gazelit 1407)
Shqipëruem me ndihmën e përkthimit të Annemarie Schimmel në anglisht.
Përktheu: Trandofilishta (Shkurt, 2024)
Fotografia: Saberimages