Dashni e pashterrshme
N’sa e sa forma, sa e sa herë, që t’ngjeme s’kanë, unë t’kam dasht veç ty, jetë mbas jete, shekull
mbas shekulli, përgjithnji. Zemra e përhanun tjetër s’m’di, n’kit gjerdan t’i renit kangët rri,
qafën tande n’çdo formë me stolis - dhuratë tjetër s’kam për ty, jetë mas jete, shekull mbas
shekulli, përgjithnji.
Gojëdhana kur ndi për dashnin’, për të moçmen dhimbtë t’saj, atë rrëfenj’ të ndamjes e
bashkimit, të kahmotshme, të paskaj. Larg në t’kaluemen sytë kur i çoj, në fund Ti prore ki me
m’dal, veshun në dritën e yllit të ndritun polar që terrin e kohës çan, Ti shëmbëlltyrë e asaj që
n’mend gjithnji ka mu mbajt.
Ti dhe unë, këtu na ka hedh përroi që prej gurrës vjen, dashnia për njani-tjetrin në loçkë t’kohës
vend ka gjet. Krah miliona të dashunuemve kena luejt me shyhret, drojtjen e ambël të takimit si
ta e kena shijue njejt - idhtësinë e lotëve të ndamjes e kena provue si krejt…dashni e vjetër vërtet
po n’forma të reja prore rimerr jetë.
Sot ajo të lihet te kambët, ç’ka dasht e ka gjet n’Ty, dashnia e tana ditëve t’njeriut, prej fillimit,
përgjithnji. Gëzimi, dhe pikëllimi, jeta e çdo qenieje në botë, kujtimet e tana dashnive shkrihen
në dashninë tonë - dhe kangët e tanë poetëve për jetë e mot!
Përktheu: Besa Morina