Rabindranath Tagore
Gitanxhali, kanga 79

Gitanxhali, kanga 79

N’kit jetë me t’taku po s’ke kismet, që s’t’kam pa, daima pikë më mbettë -
        për asnji çast me harru mos më raftë, andërr as zhgandërr kjo dhimtë mos m’u daftë

Ditë mbas dite n’pazarin e rrëmujshëm t’dynjasë, duert tek i mbushi me t’mirat e saj, gjithnji
m’u kujtoft’ që s’jam veçse fukara -
        për asnji çast me harru mos më raftë, andërr as zhgandërr kjo dhimtë mos m’u daftë

Skej rruge kur t’ulna, i lodhun e pa frymë, përdhe kur t’shtrohna prej te tanave i ngimë, qartë e
pafsha edhe atëher’, s’asht kjo gja karshi udhës që para më pret -
        për asnji çast me harru mos më raftë, andërr as zhgandërr kjo dhimtë mos m’u daftë

Odat kur t’i stolisi për zijafet, lahutat kur t’bien e gazi t’kumboj’ dej n’mëngjes, u bafsha pelim e
gzimi m’u preftë, për n’festën teme që s’t’kam çu ty ftesë –
        për asnji çast me harru mos më raftë, andërr as zhgandërr kjo dhimtë mos m’u daftë