Rabindranath Tagore
Vjelja e frutave, kanga 18

Vjelja e frutave, kanga 18

o, nuk asht puna jote gonxhen në behar me çel
tunde, godite, kot, m’e kthye n’lule takati s’ta qet
dora jote e përbalt, petale çjerrun në pluhun e hedh
po ngjyrë prej saj nuk duket, pikë parfumi nuk del
nuk asht de puna jote gonxhet n’behar me i çel!

Ai që gonxhen mundet me çel, Ai e çel krejt thjesht
veç e kqyr nji herë dhe qe, ujthi damarëve tuj i rrjedh
n’frymën e Tij lulja krihët i hap...ah, si flatron në erë!
bojnat i përskuqen - si malli, misku sirin e ambël nxjerr
Ai që gonxhet mundet me i çel, i çel ato fare thjesht!