Kangë perse

Me za daulleje...

12 nandor, 1961


Ta kisha dijtë voejtjen që ka Dashnia

para shtegut t'saj kishin ndejt kambët e mia.

 

E me za daulleje kisha nis me britë

mos u afro, ik, larg prej meje ik!

 

Shteg i pa kthim asht, s'mundesh me u kthy

i kurthuem rri këtu, prej që kam hy.

 

E bane mend mirë, o ti që jasht rrin

me ça shtegun e Dashnisë

asht përplot dhimtë e mundim.


______


Bhai Sahibi bojke nur. Ashtu i ulun kambë-kryq në ballkon e kandojke kët kangë persiane e i mshojke kofshës me pllamë për me e ndjekë ritmin. L. m'kallxoi ma vonë qi sufitë shumë rrallë flasin direkt; ata kallxojnë histori, rrëfime, apo edhe kandojnë ndoj kangë. Kjo asht mënyra e tyne e t'Mësuemit. E rrëfimet si mjet mësimi përdoren prej tanë shkollave sufiste.

...

Mbani me mendue... te paktën pak para se me fjetë. A po i kandon kto kangë për mue a për L.? Atë për voejtjen e dashnisë... a thu?