Edi Musa Juniku

Aman, ja Resulallah

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm 

Qyteti i Medines, 1908

Ashku n’zemër m’ka kaplu 

Xhanin tem ma ka përvelu 

Fytyrën tande tuj mendu 

Aman, ja Resulallah 

O, ma i dashtuni dynjasë 

Për ty kjajnë k’ta sytë e mi 

Coll veç për nurin tand 

Aman, ja Resulallah 

Nur ishe para njerëzisë 

Çelës i Xhenetit emni yt 

Ja Sulltani Enbija 

Aman, ja Resulallah 

Për ty jam muhtaç 

Ashik jam emnin tand 

Veç t’shoh njëherë me mall 

Aman, ja Resulallah 

N’mahsher t’lutem, ja Habib 

Për këtë rob me bo dua 

Ja Sahibi Keuther 

Aman, ja Resulallah 

O i Dashtun i Allahut 

Para teje si të dalë 

Kabahatet mu m’i fal 

Aman, ja Resulallah. 

Kurban jam bo udhës tande 

Ja Nuri evelin vel ahirin

Afër teje me m’pranu 

Aman, ja Resulallah 

Ja Muhammed Mustafa a.s. 

Fakiri ty të thërret pa nda 

Lutem Hakkit me t’pas ngat 

Prej dorës tande t’kem shefat!