﷽
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Thuhet në Kur'anin famëlartë [7:40]
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri sa të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës.
Ky ajet na mundëson të kuptojmë se në xhennet nuk hyhet nëse nuk do të mundemi që tërësia e qënies (pra diçka shumë e madhe), do të përmbahet në atë që është shumë e vogël, ashtu siç deveja në vrimën e gjilpërës.
Në të vërtetë Deveja simbolizon Kuranin, dhe ashtu siç libri i Shpalljes Hyjnore përmban në të gjithçka që është krijuar, po ashtu edhe deveja duhet të jetë në gjendje të përfshijë të gjitha kafshët e krijuara, si dhe çdo krijesë tjetër, përfshirë dhe njerëzit.
Kjo metaforë na kujton poezinë e famshme të Ibn Arabiut:
"Zemra ime është bërë e aftë
Për të mirëpritur çdo lloj forme.
Ajo është kullotë për gazelet,
Kishë për murgjit,
Tempull për idhujt.
Ajo është Qabja rreth të cilës sillemi
Ajo është Tevrati,
Dhe fletët e Kuranit.
Unë besoj në fenë e dashurisë
Dhe jam kudo ku shkojnë karvanët e saj,
Sepse dashuria është feja,
Dashuria është besimi im."
Miniaturë Persiane e shekullit të 19-të. Princi që i ofroi një trëndafil një zonje që kalëronte një deve, ku deveja përbëhej nga shumë kafshë të tjera si dhe figura njerëzore.