Erdh pranvera e knoi bylbyli,
çeli n'bahçe drandofili.
Seç u mbusha me sevda,
lule m'lule qysh n'sabah.
N'male, n'kodra, n'fusha, n'dete
të kërkova me gjithë derte.
Drandofilja me shumë erë,
lyp bylbylin veç nji herë.
O bylbyl, o bylbyl,
bahu nji me t'dashurin tat gjyl.
Të kërkova anembanë,
harab u bona n'gjithë dynjanë.
T'gjeta mrena n'shpirtin tim,
drandofile, gjyli im.
O bylbyl, o bylbyl,
bahu nji me t'dashurin tat gjyl.