Kur nuk del nga shpella, nuk e kupton ç'është realiteti,
nji fill drite të duket diell, e nji pellg ujë mendon se është deti.
Shpella është n'errësirë për aq kohë sa drita nuk e ndriçon,
ashtu si zemra është n'terr, kur Krijuesin e zemrës harron.
Kur bëhesh i vetëdijshëm se nga dashuria lind, e për dashuri jeton,
të çelen sytë e shpirtit, në shpellën e errët ti veç dritë kërkon.