Enris Qinami

Ti je drita e syve t'mi


Bismilahi Rrahmâni Rrahîm

Ti je drita e syve t'mi

Je vetë lulja në saksi,

Ti je hana, yjtë e dielli

Je ti nuri, je vetë qielli.


Nurin tënd kudo shikoj

Në çdo zë ty të dëgjoj.

Në çdo lule gjindesh ti

N'çdo petale erë t'kam ni.


Të kam ni në çdo zymbyl,

T'kam nigju në çdo bylbyl,

Era jote jaseminë,

Falma falma bukurinë.


Bukurinë që ke kriju

Gjithësinë e ka mulu,

I ke dhonë erë trandofilit

I ke dhonë dhe zë bilbilit.


Pra ka hak me knu bilbli

E me çelun trandofili

Për me thonë se n'kët dynja,

Vetëm Ti je, tjetër s'ka.