Aty ku uji buron,
Aty vetë jeta fillon,
Nga uji lind burimi,
Nga uji u bë krijimi.
Burimi i ujit është loti,
I lotit pendimi dhe gëzimi.
Në kroin e shpirtit tim,
Ujë rrjedh pa pushim.
Dhe uji u bë gurrë,
Dhe njeriu u bë burrë.
Mori bojë e mori penë,
Vetë fjala mori dhenë.
Por shpejt e kuptoi,
Se gjuha i mbaroi,
Se rëndësi nuk ka pena,
Por dashuria që rrjedh në vena.
Se Haku vetë e tha me gojë,
Sikur deti të ishte bojë,
për të shkruar fjalët e Zotit,
deti do t'shterohej prej motmotit.1