Se largtes
(Mbas Goethes)
Njimênt ti mu me je largumun
Moj bukuroshe ty s’t’kam mâ?
Edhe tjngllon nër vesh të msumun
Sejcila fjal, sejcili zâ.
Sikur udhtari sa n’mjes t’ngrihet —
Mí pêm aj kot m’e pa kerkon
Nër deg bylbylin qi nuk shihet,
Q’ati mî kry me mall i kndon:
Kështu dh’un shtymun nga dashtnía,
Un tuj t’kerku gjithkah po rri;
T’gjith kohen t’thrrasin kângt e mia:
O, kthe moj mike, kthe për s’ri!