Nezim Frakulla
Ve lehu eyden mevzunet
Ve lehu eyden mevzunet*
Sabër pa ty nukë kam, ah efendim ty të kamYmri im u bë haram, ah efendim ty të kam.
Që kur u ndashë teje, rahat o imzot më s'gjenjAh mos qofsha si jam, ah efendim ty të kam.
Me buzt la'li bedahshan, posi halis badeE më bëre mesti mudam, ah efendim ty të kam.
Ne si ti gonxhe-i gjyl, ne si Nezimi bylbylTi ma pe hallë që kam, ah efendim ty të kam.

Shënime:
*"Edhe kjo është për të...", "Po ashtu vjershë e peshuar me rimë"
sabër: durim / efendi: zotri / ymër: jetë / haram: e ndaluar fetarisht / lal-i: gur i çmueshem i kuq; zemër dervishi / bedahshan: rubin në ngjyrë trëndafili / halis bade: venë e pastër / mesti mudam: i dehur i përhershëm / ne...ne: as...as / gjyl: trëndafil, (mis.) frytet e njohurisë të shfaqura në zemër.