Enris Qinami
Dervishi
Dervishi rrotullohet n'mejdan,
Ashku për Hakun s'po e mban.
Se çdo gjë prej Hakut vjen,
Ngado hedh sytë Hakun gjen.
Dervishi qiellin e prek me dorë,
Fluturon me qefinin e bardhë borë.
Lotët rrjedhin nga kto sy,
Nji nga nji e dy nga dy...
Të kam rixha, emrin tim bëje bé,
Që meleqët t'mos na harrojnë ne!
Se çdo frymë qi del nga shpirti Yt,
Vallai asht dritë për këta dy sytë.
Gjithshka lëviz, e s'pushon ma,
Dervishi përvlohet, s'ban hiç za.
Me mendje pyet neyin: Përse qan?
"Nga malli për atdheun tim Neystan".
Semāja është fryma e të qënurit njeri,
Aty ku dashuron veç me dashuri.