Huwa, Ai, Ekzistencë dhe Unicitet.
Unicitet në ekzistencë, si pikat e ujit në det.

Njohja e Huwas-së Tij na mundëson të njohim huwa-n tonë,
E kush njeh huwa-n e vetvetes njeh Krijuesin përgjithmonë.

Njohja e vetvetes vjen nga dalja e "unë" përtek "Ai",
Ndaj vdis para se të vdesësh nëse do të jetosh o njeri!

E më pas rilind tek Ai që të ka krijuar,
Se me frymën e Huwa-s ke për të jetuar.

Kur zemra jote të bëhet e pastër si uji qelibar,
Atëherë do shuash etjen, drejt Tij do shkosh udhëtar.


Fjala Hu-wa e kaligrafuar