Bismilahi Rrahmâni Rrahîm


Çka është Koha?

Koha është çasti i ekzistencës, "kronosi" dhe e vetmja kohë reale është e tanishmja, ajo çka nuk rivjen më. Ndaj dhe mistiku andaluz Ibn ‘Arabi thoshte:

"Kurrë mos e përsërit vetveten!"

Njeriu si krijesë jeton në iluzionin e një "kontinum tempore", pra një vazhdimësie kohore, ndërsa vetë Krijuesi e ç'bën dhe e gjallëron krijimin e Tij në çdo moment.

Njeriu vetë nuk është i njëjtë me atë çka ishte një minutë më parë; sepse ndërkohë miliona qeliza kanë vdekur ndërsa të tjera kanë lindur, dhe e gjithë kjo pa dijeninë e tij!

Ndërsa njeriu si krijesë është në gaflet, në çdo kohë, kurse Krijuesi i tij është i Gjallë e në Jetë. Pra vetëm Ai, Krijuesi simbolizon Kohën Qiellore, Kohën e Vërtetë.

Zoti betohet duke thënë në Kur'an: "Pasha Kohën" (surja Asr:1)

Ajo çka i mbetet njeriut është ta shfrytëzojë kohën që i është dhënë për punë të mira e të hajrit.

Fotografia: Sahat Kulla, simbol i kohës tokësore, parë nga dritarja e Xhamisë së Sulltan Muratit në Shkup.