Enris Qinami

Shqiponja

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm

Fjala shqiponjë në gjuhën latine aquila dhe fjala 'akl në arabisht janë të ngjashme sepse kanë thuajse të njëjtat gërma.

Ne arabisht fjala 'akl shpreh veçanërisht faktin e të kuptuarit dhe njohjes së botës, me një fjalë, të të qenurit inteligjent. Më shpesh, midis filozofëve arabë, fjala 'akl përcakton si zgjuarsinë po ashtu edhe instrumentin e dallimit të drejtë.

Është interesant fakti që harfi ( ب ) e Bismilasë e cila është shkronja e parë e shpalljes, përfshin në vetvete edhe harfin elif ( ا ) duke formuar në të vërtetë një lloj Elif-Bā-je. Kjo vërehet lehtë kur shikojmë kaligrafinë e besmelesë.

Për të riardhur tek shqiponja, kuptimi ezoterik i shqiponjës me dy kokë mund të shpjegohet si më poshtë: një kokë simbolizon Parimin Hyjnor - (Elifin) dhe koka tjetër manifestimin e Tij - (Bā-në) ; shpjegim nga Shejh Muhamed Valsan.

Në fillim të shekullit të kaluar, ndër variantet e tjera, shqiponja dykrenare ishte realizuar nga disa Shejhlerë si Shejh Ahmet Shkodra dhe Shejh Mustafa Reka në një kaligrafi në arabisht ku vetë shqiponja me kokat e krahët ishte kaligrafuar me Besmelenë.




Fotografia: Shqiponja e kaligrafuar me ajetin e besmelesë